Shpëtohet 31 vjeçarja që mbeti e bllokuar për një orë me kokë në oxhak

Amerika

Shpëtohet 31 vjeçarja që mbeti e bllokuar për një orë me kokë në oxhak

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 08:33
Shpëtohet 31 vjeçarja që mbeti e bllokuar në oxhak

Një grua nga San Diego, e cila mbeti jashtë shtëpisë pas një grindjeje familjare, u bllokua me kokë në një oxhak, pasi u përpoq të hynte brenda përmes tij.

31 vjeçarja po hidhte objekte nga oxhaku para se të tentonte të futej brenda, tha policia.

Në momentin që mburritën policët, situata ishte përshkallëzuar pasi gruaja e paidentifikuar ishte bllokuar në mes të oxhakut.

Ajo u nxor nga zjarrfikësit pasi mbeti e bllokuar për rreth një orë dhe u transferua në një spital lokal për një vlerësim psikologjik, shkruan DailyMail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat