Monumentet e Nju Jorkut do të shkëlqejnë në solidaritet me Ukrainën

Amerika

Monumentet e Nju Jorkut do të shkëlqejnë në solidaritet me Ukrainën

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 26 shkurt 2022 Në ora: 06:40
Empire State Building

Ka më shumë se 2.4 milion ukrainas në diasporë në Shtetet e Bashkuara 1.1 milion dhe rreth 1.3 milion në Kanada

Të enjten, (24 Shkurt 2022) presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, duke bombarduar qytete në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin, Kievin, presidenti Volodymyr Zelenskyy,  tha se të paktën ditën e parë të sulmit 137 ukrainas ishin vrarë .

Diaspora ukrainase në SHBA dhe Kanada prej ditës së parë të sulmit po tubohet në qytetet e mëdha  në protesta kundër sulmit ‘surreal’. Nga dita e parë e invazionit rus mbi Ukrainë komunitetet ukrainase në SHBA dhe Kanada (në të dy vendet janë 2.4  milion ukrainas)po organizojnë demonstrata, dhe mbledhje fondesh pas pushtimit rus të Ukrainës.

Qyteti i Nju Jorkut është shtëpia e rreth 150,000 ukrainasve.

Empire State Building do të shkëlqejë blu dhe të verdhë këtë fundjavë në shenjë solidariteti me Ukrainën. Monumenti u ndez me ngjyra të ngjashme të flamurit ukrainas në dhjetor 2012 për të imituar flamurin e Bashkimit Evropian në festimin e Çmimit Nobel për Paqen.

Shteti i Nju Jorkut po ndez dritat e urave dhe të monumenteve kryesore në shenjë solidarizimi dhe në  mbështetjen që po jep për popullin ukrainas.

Guvernatorja e New Yorkut Kathy Hochul njoftoi të premten se monumentet në të gjithë shtetin do të shkëlqejnë blu dhe të verdhë,  deri të dielën në mbrëmje në solidaritet me Ukrainën -Ndërsa, Ukraina për të dytën ditë në radhë po përballet me agresionin e vazhdueshëm rus brenda kufijve të tij.

Ndriçimet e solidaritetit me projektor të fuqishëm me ngjyrat e flamurit të Ukrainës blu dhe verdh do të shihen këtë fundjavë prej nga Qendra Botërore e Tregtisë deri tek Porta Ndërkombëtare e Aeroportit në Albany, tha Guvernatorja Hochul - duke shtuar se dritat do të nënkuptojnë gatishmërinë e shtetit për t'iu përgjigjur krizës në mbështetje të popullit të Ukrainës.

“Nju Jorku,  është shtëpia krenare e popullsisë më të madhe ukrainase në Shtetet e Bashkuara dhe ne dënojmë sulmin në shkallë të gjerë dhe të papërgjegjshme  që po ushtrohet kundër popullit të Ukrainës”, tha Hochul.

"Ne qëndrojmë në solidaritet me ata në Nju Jork, që janë të frikësuar për familjen dhe të dashurit e tyre, atje dhe lutjet tona janë me viktimat e pafajshme ndërsa luftojnë për të ruajtur lirinë e tyre si një popull dhe komb sovran."

Po ashtu Guvernatorja shtoi se Nju Jorku ishte i përgatitur të pranonte refugjatët që pritet ikin nga vendi i tyre në koordinim me administratën e Presidentit Joe Biden.

Një listë e monumenteve që do të ndriçohen këtë fundjavë përfshin:

Empire State Building

Qendër Botërore e Tregtisë

Ura Guvernatori Mario M. Kuomo dhe

Ura Kosciuszko

Ndërtesa H. Carl McCall SUNY

Ndërtesa e Arsimit Shtetëror

Ndërtesa e Zyrës së Shtetit Alfred E. Smith

Empire State Plaza

Vendi i Panairit Shtetëror - Porta kryesore dhe Qendra Ekspozita

Ura e Mid-Hudson "Franklin D. Roosevelt".

Grand Central Terminal - Viaduct Sheshi Pershing

Porta e Aeroportit Ndërkombëtar të Albany

Fairport Lift Bridge

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat