Urragani lë 11 të vrarë e dhjetra të humbur në jugperëndim të Meksikës

Amerika

Urragani lë 11 të vrarë e dhjetra të humbur në jugperëndim të Meksikës

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:44
Uragani në Meksikë

Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe 20 janë të humbur pasi urragani ‘Agatha’ goditi dje shtetin meksikan të Oaxaca njoftoi guvernatori.

Stuhia preku tokën si urragan i kategorisë dy, që është në i fuqishmi që godet brigjet meksikane te Paqësorit në periudhën e muajit maj, thanë autoritetet.

Shirat e rëndë që solli Agatha shkaktuan rrëshkitje dheu dhe përmbytje në disa zona.

Shumica e viktimave ishin marrë me vete nga ujërat e përmbytjeve ose varrosur nga rrëshkitjet e dheut,

Urragani erdhi në brigjet meksikane pranë qytetit Puerto Ángel me erëra deri në 169km/h dhe më pas nisi të humbiste fuqi teksa zhvendosen në brendësi të tokës.

Por shirat e ashpër shkaktuan përmbytje të lumenjve dhe rrëshkitje dheu. Guvernatori i  Alejandro Murat tha se të paktën pesë viktima ishin marrë nga ujërat e lumenjve.

Fshatrat malore ishin të goditura më rëndë, teksa zona e lartë e Santa Catarina de Xanaguía, kishte pësuar shkatërrime të mëdha, sipas autoriteteve.

“Është ndërprerë energjia elektrike, rrugët janë dëmtuar dhe disa shtëpi janë shkatërruar”, tha guvernatori vendor Ramos.

Qyteza e Santiago Xanica bënte apel për ndihmë teksa qytetarët kishin nevojë për ujë të pijshëm, rroba e ushqime.

Zyrtarët thanë se një urë kryesore ishte shkatërruar dhe Santiago Xanica mund të arrihet tashmë vetëm nga ajri. Ata shtonin se gjashtë rezidentë ishin vrarë dhe 10 janë të humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat