Arrestohet pas tridhjetë viteve gruaja amerikane e cila e vrau foshnjën e posa lindur

Amerika

Arrestohet pas tridhjetë viteve gruaja amerikane e cila e vrau foshnjën e posa lindur

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:20
Meaonia Michelle Allen

Byroja Shtetërore e Hetimit në Oklahoma, të premten bëri të ditur se e kanë arrestuar një person në lidhje me çështjen “Baby Doe”, çështja e vrasjes së një foshnje në vitin 1993.

Meaonia Michelle Allen, u vet dorëzua tek një agjent special të Byrosë Shtetërore të Hetimit në Oklahoma gjatë së premtes në qytetin Hugo.

Fox News shkruan se për Allen kishte një urdhër arresti në lidhje me vrasje të qëllimshme të shkallës së parë.

Një agjent special i cili po punonte me çështjen “Baby Doe” filloi të punonte me njësinë Cold Case, njësi e cila përbëhet nga kriminologë nga qendra shkencore mjekoligjore e agjencisë, dhe e dorëzoi mostrën e ADN-së së foshnjës tek Parabon Nanolabs në Reston të Viginia.

Në qershor, rezultati i testimit të ADN-së e tregoi se Allen është nëna e foshnjës së vdekur. Allen e pranoi se është nëna e djalit të vogël, në një intervistë pasuese me zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Gjatë intervistës me agjentin special, Allen paraqiti për testim mostra të ADN-së në mënyrë që të përcaktohej se nëse ajo ishte nëna biologjike e Baby Doe.

Sipas agjencisë, menjëherë pas dorëzimit të ADN-së së saj, Allen rrëfeu se ajo ishte nëna biologjike e “Baby Doe” dhe se ajo i kishte prerë fytin foshnjës menjëherë pas lindjes së tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat