​Meksikë: Minibusi përplaset me një lopë, 6 të vdekur e 10 të plagosur

Amerika

​Meksikë: Minibusi përplaset me një lopë, 6 të vdekur e 10 të plagosur

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Në Meksikë, gjashtë persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën kur një minibus u përplas me një lopë dhe u përmbys.

Minibusi ishte nisur drejt qytetit Veracruz në shtetin meksikan me të njëjtin emër, raporton TV Televisa.

Automjeti pas përplasjes, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Në minibus ishin 20 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat