​Biden shpreh shqetësim mbi aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit

Amerika

​Biden shpreh shqetësim mbi aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:07
Presidenti Joe Biden

Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi sot se nuk shqetësohet për Tajvanin, por është i shqetësuar për aktivitetet kineze në rajonin aziatik, pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi qëndroi për vizitë në Tajpei.

Jam i shqetësuar se po lëvizin po aq sa po lëvizin. Por nuk besoj se ata do të bëjnë asgjë më shumë sesa kanë bërë deri më tani”, tha Biden.

Me këtë deklaratë ai iu referua stërvitjeve të ushtrisë kineze javën e kaluar në ngushticën e Tajvanit.

Pas përfundimit të djeshëm të stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit me përdorimin e municionit të vërtetë, ushtria kineze njoftoi se po fillon stërvitje të reja në det dhe qiell rreth atij ishulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat