Rritet numri i të vdekurve nga uragani “Ian” në Florida

Amerika

Rritet numri i të vdekurve nga uragani “Ian” në Florida

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 21:07
Florida

Numri i të vdekurve nga uragani “Ian” thuhet se ka kaluar 80 në Florida, ndërsa personeli i shpëtimit vazhdon të kërkojë të mbijetuar dhe të vlerësojë dëmet.

Nga ana tjetër ka pasur shumë vërejtje për zyrtarët në Florida, pasi kritikët thonë se nuk ka pasur paralajmërime të mjaftueshme paraprake për t’u evakuuar, shkruan BBC.

Sipas rrjetit partner amerikan të BBC-së, CBS, numri i të vdekurve nga uragani, në Florida, ishte të paktën 82, të hënën në mëngjes. Katër vdekje të tjera janë konfirmuar në Karolinën e Veriut, transmeton klankosova.tv.

Përafërsisht 600,000 njerëz mbeten pa energji në të gjithë shtetin, sipas të dhënave nga Poweroutage.us.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të vizitojë Florida të mërkurën, më 5 tetor, dy ditë pas një vizite në Porto Riko, e cila u godit nga uragani “Fiona” vetëm disa ditë para se “Ian” të godiste Florida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat