Ish-kryebashkiaku dënohet me 92 vite burg, ja për çfarë akuzohet

Amerika

Ish-kryebashkiaku dënohet me 92 vite burg, ja për çfarë akuzohet

Më: 18 maj 2023 Në ora: 10:01
Jose Luis Avarca

Jose Luis Avarca, një ish-kryetar bashkie në Iguala (Meksikën jugore) u dënua të mërkurën me 92 vjet burg për rrëmbimin e  gjashtë personave në vitin 2013  dhe për përfshirje në zhdukjen e 43 studentëve në vitin 2014.

Ish-kryetari i bashkisë, 62 vjeç, u shpall fajtor në gjyqin për rrëmbimin në maj 2013 të gjashtë drejtuesve të komunitetit në komunën e tij. Midis tyre ishte Arturo Hernández Cardona, një drejtues i një organizate fermerësh, i cili u gjet i vdekur disa muaj më vonë.

Avarka ishte ende kryetar bashkie kur, natën e 26-27 shtatorit 2014 në Iguala, 43 nxënës të shkollës në Ayotchinapa u zhdukën, një rast që vazhdon të mos zgjidhet plotësisht dhe shkaktoi një protestë të madhe si në Meksikë ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Avarka u arrestua në nëntor 2014, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në zhdukjen e studentëve. Që atëherë ai ka qenë në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat