Sulm me armë në Filadelfia, vriten 5 persona

Amerika

Sulm me armë në Filadelfia, vriten 5 persona

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Një person i armatosur rëndë dhe i pajisur me një jelek antiplumb hapi zjarr në rrugët e Filadelfias të hënën mbrëma, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur dy të mitur, përpara se të dorëzohej, tha policia.

Të shtënat ndodhën në lagjen Kingsessing. Oficerët përgjegjës e ndoqën të dyshuarin ndërsa ai vazhdoi të qëllonte. Ai u arrestua në një rrugicë pasi u dorëzua, tha komisionerja e policisë Danielle Outlaw në një konferencë shtypi.

Asnjë lidhje nuk dihet mes viktimave dhe sulmuesit, tha komisionerja Outlaw. Ai kishte një jelek antiplumb, një "pushkë të tipit AR", karikatorë të shumtë, një pistoletë dhe një radio policie.

Oficerët e policisë u njoftuan rreth orës 20:30 për disa të shtëna në lagjen Kingsessing. Policia gjeti disa viktima të qëlluara me armë zjarri dhe teksa po i ndihmonte, dëgjoi të shtëna të tjera, tha komisionerja Outlaw. Policia më vonë tha për kanalin Fox 29 se u gjet një viktimë e pestë. Ai u ndoq në shtëpinë e tij dhe u qëllua për vdekje. Jashtë shtëpisë u gjetën gëzhoja plumbash.

Sulmuesi i dyshuar është identifikuar si i moshës 40-vjeçare. Një person i dytë gjithashtu u arrestua, i cili mund të ketë shkëmbyer zjarr me të dyshuarin, por policia nuk e dinte nëse kishte lidhje mes dy personave.

Tre nga viktimat ishin të moshës 20 deri në 59 vjeç, ndërsa i katërti, i cili ende nuk ishte identifikuar, mund të jetë mes 16 dhe 21 vjeç. Viktima e gjetur në shtëpinë e tij ishte 31 vjeç. Të gjithë ishin meshkuj.

Dy viktimat e shtruara në spital janë djem, 2 dhe 13 vjeç. Ata janë në gjendje të qëndrueshme, tha komisionerja Outlaw./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat