Sulm me thikë në një spital të New Jersey, tre të plagosur

Amerika

Sulm me thikë në një spital të New Jersey, tre të plagosur

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Dy infermiere dhe një student mjekësie u goditën me thikë brenda njësisë së kujdesit intensiv pediatrik të spitalit të New Jersey gjatë një mosmarrëveshjeje mes dy vizitorëve të premten në mëngjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në spitalin Newark Beth Israel kur filloi një debat mes dy vizitorëve.

Firdousi Abdul-Hakim, një grua 37-vjeçare, dyshohet se mori një mjety prerës të mprehtë dhe më pas goditi me thikë personat, sipas mediave amerikane. Ata pësuan plagë të vogla dhe u trajtuan në njësinë e kujdesit urgjent të spitalit. Është e paqartë se çfarë e shtyu Abdul-Hakim të sulmonte stafin e spitalit.

Burimet i thanë ABC 7 se e dyshuara u acarua kur i thanë se kishte shumë vizitorë dhe pikërisht atëherë ajo nxori thikën dhe filloi të godiste stafin. Abdul-Hakim përballet me disa akuza, duke përfshirë sulmin e rëndë dhe mbajtjen e paligjshme të një arme, sipas drejtorit të Sigurisë Publike të Newark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat