Administrata Trump po konsideron ndalimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën

Amerika

Administrata Trump po konsideron ndalimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën

Më: 1 mars 2025 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është duke konsideruar ndalimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën.

"Washington Post" duke u thittur në burime brenda Shtëpisë së Bardhë, raporton se ky vendim do të aplikohej në armatime me miliarda dollarë vlerë, që përfshijnë radarë, autoblinda, municione dhe raketa që po presin të shkojnë në Ukrainë.   

Ky qëndrim erdhi si pasojë e përplasjes së të premtes në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale, rreth marrëveshjes së paqes për luftën në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat