Presidenti Donald Trump mbajti mbrëmë fjalimin e tij të parë në një sesion të përbashkët të Kongresit të mandatit të tij të dytë, duke filluar nga ora 21:00 deri në 22:40.
Presidenti Trump foli për 1 orë e 40 minuta në Kongres lidhur me vizionin e tij mbi ekonominë, emigracionin , çështjet sociale, shkencën dhe teknologjinë, , tarifat, inflacionin, dhe më shumë, si dhe nuk la pa prekur edhe politikën e jashtme, veçanërisht Ukrainën.
Që nga inaugurimi i tij, ai ka punuar me shpejtësi në përpjekje për të riformuar rrënjësisht qeverinë dhe ka nënshkruar dhjetëra urdhra ekzekutivë, shumë politika në ndryshim të krijuara nga ish-Presidenti Biden. Trumpi bëri një bilanc të asaj që ka bërë deri më tani dhe parashtrojë vizionin e tij për ekonominë, emigracionin dhe punët e jashtme.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson e ftoi Trumpin t'i drejtohet Kongresit, duke e quajtur një "nder të veçantë dhe privilegj të madh" që presidenti të ndajë "vizionin e tij të parë Amerika" për të ardhmen.
Fjalimi teknikisht u tha se nuk ishte një fjalim për "Gjendjen e Bashkimit", sepse Trumpi u betua vetëm disa javë më parë, por megjithëse, ky fjalim i shërben të njëjtit qëllim - presidenti arriti të përshkruajë axhendën e tij të brendshme dhe politikën e jashtme për mandatin e tij të dytë, që ka vetëm 42 ditë që ka nisur.
Demokratët kishin zgjedhur senatoren demokrate të Michiganit Elissa Slotkin, për të dhënë përgjigjen zyrtare të partisë demokrate ndaj adresimit së Presidentit Trump.
Ashtu si dhe pritej dhe ndodhë rëndomtë në fjalimin kur presidenti i SHBA, i drejtohet kombit nga Dhoma e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët që vendosen tradicionalisht në të djathtë të Dhomës së Përfaqësuesve, shpesh herë e duartrokitën Trumpin, madje duke u ngritur në këmbë e brohoritur "Amerika Amerika".
Në ndërkohë që shumë ligjvënës demokratë në anën e majtë, kanë reaguar me nënçmim gjatë fjalimit të Trumpit, duke mbajtur pankarta ku shkruhej "False".
Presidenti Trump, foli për urdhrat ekzekutivë dhe direktivat që ka nxjerrë, duke marrë duartrokitje nga anëtarët republikanë dhe "talljet" e demokratëve në anën tjetër.
Kamerat regjistruan një tjetër moment pikant i fjalimit të Trumpit mbrëmë, teksa menjëherë pasi presidenti filloi të fliste, kongresisti demokrat i Teksasit Al Green, u ngrit në këmbë dhe filloi t'i bërtiste presidentit dhe të tundte bastunin drejt tij.
Kryetari Johnson urdhëroi rojet e sigurisë që të largonin Green nga dhoma e përfaqësusve.
Presidenti Trump nisi të flasë në këtë seancë të përbashkët të Kongresit, duke shënuar herën e parë që ai foli para të dy dhomave që kur u kthye në detyrë gjashtë javë më parë.
Trumpi mbajti fjalimin e parë në Kongresin e mandatit të dytë, duke e nisur me arritjet e menjëhershme sipas tij.
Presidenti Trump iu drejtua këtij sesioni të përbashkët të Kongresit, duke u thënë ligjvënësve dhe kombit amerikan se "Amerika, është rikthyer" ndërsa vazhdojë duke treguar veprimet që ai ka ndërmarrë gjatë gjashtë javëve të para të mandatit të tij të dytë.
Fjalimi i Presidentit Trump u titullua : "Epoka e artë e Amerikës sapo ka filluar". Mbasi Presidenti e përfundoi fjalimin e tij me një vizion optimist për të ardhmen.
"Ne do të krijojmë cilësinë më të lartë të jetës, do të ndërtojmë cilësinë më të lartë të jetës, do të ndërtojmë komunitetet më të sigurta, më të pasura, më të shëndetshme dhe vitale kudo në botë," tha ai. "Ne do të pushtojmë kufijtë e mëdhenj të shkencës dhe do ta çojmë njerëzimin në hapësirë dhe do të vendosim flamurin amerikan në planetin Mars dhe madje edhe shumë më gjerë."
Ai vazhdoi: "Dhe përmes gjithë kësaj, ne do të rizbulojmë fuqinë e pandalshme të frymës amerikane. Dhe ne do të rinovojmë premtimin e pakufizuar të ëndrrës amerikane. Çdo ditë, ne do të ngrihemi dhe do të luftojmë, luftojmë për vendin që qytetarët tanë besojnë dhe për vendin që populli ynë e meriton.
Trump tha se po punon “pa u lodhur” për t’i dhënë fund “konfliktit brutal” në Ukrainë.
“Miliona ukrainas dhe rusë janë vrarë ose plagosur pa nevojë në këtë konflikt të tmerrshëm dhe brutal që nuk ka fund,”.
Ai tha se ka marrë një letër të “rëndësishme” nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy më herët gjatë ditës, ku thuhet se Kievi është “gati të ulet në tryezën e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur.”
"Zelenskyy i ka thënë se ekipi i tij është gati të punojë “nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur një paqe të qëndrueshme.”
Trumpi shton se në letër Zelenskyy shkruan se ai “vërtet vlerëson sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj.”
“Ukraina është gati ta nënshkruajë atë në çdo moment që është i përshtatshëm për ju,” tha Trumpi se thuhet në letrën e Zelenskyy-t.
“Në një mënyrë apo në një tjetër, do ta marrim Grenlandën”
“Kam një mesazh sonte për njerëzit e pabesueshëm të Grenlandës: Ne mbështesim fuqishëm të drejtën tuaj për të përcaktuar të ardhmen tuaj.
“Dhe nëse zgjidhni, ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Trumpi.
Ai theksoj se SHBA ka nevojë për Grenlandën “për sigurinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare.”
“Mendoj se do ta marrim. Në një mënyrë apo në një tjetër, do ta marrim.”
Trump tha secnuk tërhiqet nga tarifat, ngase SHBA është shfrytëzuar për dekada
Në 24 orët e fundit, Trumpi kishte vendosur tarifa të reja 25% mbi mallrat nga Kanadaja dhe Meksika dhe ka dyfishuar tarifat mbi produktet kineze në 20%.
Me këto vende që planifikojnë tarifa reciproke, SHBA po e gjen veten në fillimin e një lufte tregtare.
Në fjalimin e tij, Trumpi sulmoi BE-në, Indinë, Meksikën dhe Brazilin, duke shtuar se “shumë kombe të tjera” kanë politika tregtare të padrejta ndaj amerikanëve.
“Kjo po ndodh si nga miqtë ashtu edhe nga armiqtë,” tha ai, duke theksuar se më 2 prill “tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi.”
“Çfarëdo që ata të na taksojnë ne, ne do t’i taksojmë ata,” shpjegoj ai, duke theksuar se SHBA kan vendosur historikisht tarifa më të ulëta sesa shumë nga partnerët e saj tregtarë.
“Do të marrim triliona dhe triliona dollarë dhe do të krijojmë vende pune si kurrë më parë,” tha ai.
“Na kanë shfrytëzuar për dekada nga çdo vend në Tokë dhe nuk do ta lejojmë më këtë të ndodhë.”
Emigracioni
Trump tha se ka bërë shumë për të adresuar atë që ai e quan një “emergjencë kombëtare” në kufirin SHBA-Meksikë.
“Unë dërgova ushtrinë amerikane dhe patrullën kufitare për të zmbrapsur pushtimin e vendit,” tha ai, duke shtuar: “Kalimet e paligjshme muajin e kaluar ishin më të ulëtat e regjistruara ndonjëherë.”
Ai tha se që nga marrja e detyrës, ka marrë një qëndrim të ashpër kundër imigracionit të paligjshëm, duke dërguar emigrantët e arrestuar me avionë ushtarakë përsëri në vendet e tyre të origjinës, dhe disa në Guantanamo Bay.
“Ata dëgjuan fjalët e mia dhe vendosën të mos vijnë,” tha Trumpi, duke iu referuar kërcënimeve të tij të përsëritura për të arrestuar dhe dëbuar ata që hyjnë ilegalisht në SHBA.
"Amerikanët e mi, bëhuni gati për një e ardhme të pabesueshme si e ardhmja e artë, e paparë ndonjëherë më parë, faleminderit, Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Amerikën.
Fjalimi i Presidentit të SHBA, në një seancë të përbashkët të Kongresit në atë që quhet "Gjendja e Bashkimit - Statet of the Union", zhvillohet çdo vit, zakonisht brenda tre muajve të parë kalendarikë.
Fjalimi përmbush detyrimet e presidentit sipas Kapitullit II, Seksioni 3 i Kushtetutës, i cili kërkon që ai ose ajo t'i "i japë Kongresit informacion" për gjendjen e vendit dhe të japë rekomandime për veprime legjislative.
Nga Thomas Jefferson e deri te Woodrow Wilson, presidenti zakonisht ia dorëzoi Kongresit mesazhin e tij për Gjendjen e Bashkimit me shkrim.
Rritja e teknologjisë së athershme me radion dhe më vonë e televizionit zgjeroi shtrirjen e fjalimit të presidentit, me Presidentin Lyndon B. Johnson në 1965 që filloi traditën e dhënies së fjalimit në kohën kryesore për të arritur një audiencë më të gjerë televizive.
Këtë vit, Presidenti Donald Trump qëndrojë në foltoren e Dhomës së Përfaqësuesve përballë dy republikanve Zëvendës Presidentit JD Vance dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, R-La.
Trumpi i gëzojë punës së agjencisë së tij mbikëqyrëse të qeverisë DOGE të udhëhequr nga themeluesi i SpaceX Elon Musk, duke e quajtur atë një nga sukseset e hershme të zyrtarëve të kabinetit të tij dhe foli për ndryshimet në politikën e brendshme dhe të jashtme kundrejt administratës Biden.
Ky fjalim sipas ekspertëve të këtyre fjalimeve ishte me programatim ne historinë moderne të Shteteve të Bashkuara. Shumë komentator politik thanë se ky ishte një fjalim që do tregojë rrugën e SHBA për të paktén 25 vitet e ardhshme.