Ekspertët e elitës së heshtur të SHBA-së: Shenjë se kemi kaluar kufirin!

Amerika

Ekspertët e elitës së heshtur të SHBA-së: Shenjë se kemi kaluar kufirin!

Nga: Martin Næss Kristiansen, përktheu; H.R Më: 7 mars 2025 Në ora: 21:38
Steven Levitsky, profesor në Universitetin e Harvardit dhe një nga autorët e librit "Si vdesin demokracitë". (Wikipedia)

Heshtja po përhapet mes drejtuesve të shoqërisë dhe politikanëve të shquar në Shtetet e Bashkuara. Ata janë të sunduar nga frika, thotë profesori i Harvardit, Steven Levitsky.

Gjithnjë e më shumë njerëz tani kanë frikë të përdorin lirinë e tyre demokratike të fjalës në Shtetet e Bashkuara,  raportojnë nga The New York Times në një raport të madh.

Superfuqia, e cila tradicionalisht ka pëlqyer ta portretizojë veten si demokraci dhe liridashëse, po ecën me shpejtësi në një drejtim dramatik, beson Levitsky.

“Kur sheh aktorë të rëndësishëm shoqërorë, qofshin kryeudhëheqës  universitetesh, shtëpi mediatike, CEO, kryebashkiak, guvernator, që ndryshojnë sjelljen e tyre për të shmangur zemërimin e autoriteteve, është një shenjë se ne kemi kaluar kufirin drejt një forme të  autoritarizmit”, thotë Levitsky, i cili është profesor i shkencave politike i cili  botoi librin “Si vdesin demokracitë18” në 20018.

Teoria politike që ai përshkruan shpjegohet nga Store Norske Leksikon si një sistem diktimi i ushtrimit të pushtetit ose autoritetit, ku ushtrimi i pushtetit bazohet kryesisht në parandalimin (kërcënimet e ndëshkimit).

Disa njerëz bënë paralajmërime të ngjashme kur Trump ishte në fund të mandatit të tij të mëparshëm si president. Pas stuhisë së Kongresit në vitin 2021, shkencëtari politik Tore Wig besonte se në planin afatgjatë ekzistonte një "rrezik i rëndësishëm i kalimit në diktaturë të plotë" në SHBA

Pas më pak se shtatë javësh të Trumpit si president, publiku amerikan dhe aktorët në të janë duke u formësuar, sipas The New York Times. Gazeta raporton për punonjësit federalë të pushuar nga puna, të cilët janë të shqetësuar për humbjen e shtëpive të tyre dhe kërkon që të mos citohen me emra. Por edhe udhëheqësit  e universiteteve, nga frika se miliona dollarë financime qeveritare mund të zhduken, po e mbajnë gojën mbyllur.

Edhe drejtuesit e biznesit, të frikësuar nga tarifat që mund të dëmtojnë bizneset e tyre, heshtin. Madje edhe politikanët e rangut të lartë dhe të shquar nga të dyja palët ngurrojnë të marrin pjesë në debate publike. Ata zgjedhin të heshtin aty ku përndryshe duhej të flisnin për ngjarjet dhe vendimet aktuale, sipas të njëjtit burim, i cili citon një sërë shembujsh të politikanëve republikanë që kanë "ndryshuar mendje" në favor të Trumpit!

Levitsky, megjithatë, nuk ka hequr dorë plotësisht nga demokracia amerikane. Në vend të autoritarizmit të pastër, ai beson se Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke hyrë në një "rrëshqitje të ngadaltë dhe graduale në një zonë gri".

"Asnjë demokraci kaq e vjetër apo kaq e pasur nuk është shembur ndonjëherë," i thotë ai gazetës me shpresë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat