Flakë në motorin e aeroplanit në Florida – pasagjerët dalin përmes rrëshqitjeve emergjente

Amerika

Flakë në motorin e aeroplanit në Florida – pasagjerët dalin përmes rrëshqitjeve emergjente

Më: 21 prill 2025 Në ora: 21:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos në Florida, ku një aeroplan i kompanisë “Delta Airlines” është përfshirë nga flakët para se të nisej, duke shkaktuar panik në mesin e pasagjerëve, raporton BBC.

Ngjarja ndodhi në fluturimin me numër 1213 që ishte planifikuar të nisej nga Orlando për në Atlanta, me afro 300 pasagjerë në bord.

Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë momente dramatike, ku shihet tymi dhe flakët që dalin nga motori i aeroplanit, ndërsa udhëtarët evakuohen përmes rrëshqitjeve emergjente.

Linja ajrore njoftoi se ekuipazhi reagoi menjëherë, duke evakuuar kabinën pasi “flakët u panë në një nga dy motorët kryesorë të avionit”.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se do të nisë hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë situatë alarmante.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat