Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në një takim veteranët amerikanë të luftës, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Ai vlerësoi trimërinë e tyre derisa po fliste me secilin prej tyre.
Kur veteranët i thanë Trumpit se ishin plagosur, ai u përgjigj me një dozë habie “e mahnitshme”.
Gjatë takimit të tyre diskutuan për regjimentet e tyre dhe për çmimet që i kanë marrë për shërbim siç është zemra e purpurtë, një dekoratë ushtarake që u jepet nga presidenti ushtarëve të plagosur apo të vrarë gjatë shërbimit.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë bërë virale, për faktin se në mënyrë të pazakontë dëgjon rrëfimet e tyre.