Presidenti Donald Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë nga rezidenca e tij në Bedminster, New Jersey.
Nga CNN po raprtohet, Trump po përgatitet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, në sfondin e tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit.
Gjatë udhëtimit të tij drejt Uashingtonit, Trump nuk iu drejtua gazetarëve dhe nuk bëri komente për situatën aktuale.
Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, presidenti pritet të zhvillojë edhe një tjetër takim me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare ditën e nesërme, për të diskutuar zhvillimet më të fundit dhe opsionet që ka në dispozicion administrata amerikane.