Trump njofton rritje prej 10% të tarifave ndaj Kanadasë

Amerika

Trump njofton rritje prej 10% të tarifave ndaj Kanadasë

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 23:41
Foto nga takimi

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se po i rriste tarifat ndaj Kanadasë me 10% shtesë, vetëm dy ditë pasi përfundoi bisedimet tregtare me Ottaëan për shkak të asaj që Trumpi e quajti një reklamë mashtruese.

Trump njoftoi tarifat më të larta në një postim në Truth Social të shtunën, duke iu referuar një reklame të transmetuar nga qeveria e provincës kanadeze Ontario që paraqiste një video të presidentit të ndjerë Ronald Reagan, një ikonë republikane, duke thënë se tarifat shkaktojnë luftëra tregtare dhe katastrofë ekonomike.

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të premten se Kanadaja ishte e gatshme të rifillonte bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Tregtisë i ShBA-së, Shtëpia e Bardhë dhe zyra e Carney-t nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për deklarim, shkruan Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat