Ndizen dritat e Krishtlindjes në Washington

Amerika

Ndizen dritat e Krishtlindjes në Washington

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Në Washington, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump, udhëhoqën ceremoninë e ndezjes së Pemës së Krishtlindjes, një traditë mbi një shekullore që mblodhi mijëra qytetarë në National Mall.

Mes duartrokitjeve të shumta, çifti presidencial ftoi publikun t’i bashkohej numërimit mbrapsht, ndërsa Melania shtypi butonin që ndriçoi bredhin e marrë nga pyjet kombëtare të Virxhinias.

Presidenti Trump theksoi simbolikën fetare të festës, duke thënë se “feja po kthehet fuqishëm në Shtetet e Bashkuara”. Ai falënderoi gjithashtu vullnetarët dhe organizatat fetare që ndihmojnë komunitetet në këtë periudhë festash.

“Meqë ra fjala, feja po kthehet në SHBA. Ju e shihni këtë shumë qartë. Këtë sezon Krishtlindjesh, më lejoni të falënderoj të gjithë ata që u shërbejnë nevojtarëve”, tha Trump.

Pema e Krishtlindjes do të qëndrojë e ndezur deri më 1 janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat