Zonja e Parë Melania Trump bëri thirrje për unitet kombëtar të martën mes tensioneve pas vrasjes së dy qytetarëve nga agjentët federalë në Minneapolis. Ajo bëri thirrje për protesta paqësore dhe një shprehje solidariteti me komunitetet e prekura.
Në një intervistë me programin televiziv Fox & Friends, ajo i nxiti amerikanët të protestonin në mënyrë paqësore, duke thënë se kundërshtonte dhunën.
Trump iu referua edhe bisedës telefonike që Presidenti i SHBA-së Donald Trump pati me Guvernatorin e Minesotës Tim Walsh dhe Kryetarin e Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, duke theksuar se ata po punojnë së bashku për të ruajtur paqen në qytet.
“Ndjej dhembshuri të thellë për njerëzit e prekur nga kjo stuhi. E di që qeveria federale po punon shumë për të ofruar ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë. Si amerikanë, ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të bashkohemi në këto kohë të vështira”, theksoi Melania Trump.
“U dërgoj atyre forcën dhe dashurinë time dhe po mendoj për ta,” tha ajo.