Qeni ndihmon oficerët e policisë për të gjetur djalin e zhdukur në SHBA

Amerika

Qeni ndihmon oficerët e policisë për të gjetur djalin e zhdukur në SHBA

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 23:23
Pamje nga videoja

Një video po bën xhiron në internet pasi tregon momentin kur një qen në Louisville të SHBA-së u tregon oficerëve të policisë rrugën për të gjetur një djalë të vogël që ishte raportuar i zhdukur.

Videoja, e cila është filmuar nga një kamera në një uniformë policie, tregon oficerët që mbërrijnë në shtëpinë e djalit 3-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga prindërit e tij.

Sapo dalin nga makina e patrullës, shfaqet një qen dhe fillon t’u lehë. Qeni lëviz dhe përpiqet t’i drejtojë drejt një gardhi.

Qeni është përpara dhe pas pak kohe i çon policinë te një makinë. Ata hapin derën dhe brenda është djali i vogël i cili po fshihej nga familja e tij.

Fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa qeni u përshkrua si hero pasi kontribuoi në  gjetjen e të miturit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat