Policia meksikane ka gjetur një trup të pajetë në bagazhin e një veture të braktisur, pranë zonës ku po stërvitet kombëtarja e Iranit për Kupën e Botës 2026, raportoi AFP.
Sipas autoriteteve lokale, trupi ishte në gjendje të dekompozuar dhe i mbështjellë në një qese plastike, ndërsa u zbulua nga një patrullë policore gjatë kontrolleve rutinë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Tijuana, jo larg stadiumit që po përdoret nga përfaqësuesja e Iranit për përgatitje, duke ngritur shqetësime për sigurinë në prag të turneut madhor.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e viktimës.