SHBA-ja nis sulmet kundër Iranit pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit

Amerika

SHBA-ja nis sulmet kundër Iranit pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Ushtria amerikane ka nisur një seri sulmesh kundër Iranit, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) përmes një njoftimi të publikuar në platformën X të martën.

Sipas njoftimit zyrtar, operacionet ushtarake janë ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj asaj që Uashingtoni e cilësoi si një seri sulmesh iraniane kundër tri anijeve tregtare që po kalonin transit nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit.

CENTCOM tha se objektivat e goditura lidhen me infrastrukturë dhe kapacitete ushtarake që, sipas autoriteteve amerikane, janë përdorur për planifikimin dhe mbështetjen e sulmeve ndaj anijeve civile. Zyrtarët amerikanë theksuan se veprimet synojnë të mbrojnë lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit ndërkombëtar në rajon.

Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një reagim të detajuar lidhur me pretendimet e SHBA-së, ndërsa situata në Gjirin Persik mbetet e tensionuar, mes shqetësimeve për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe ndikimin që ai mund të ketë në sigurinë rajonale dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat