​Trump e pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë më 20 korrik

Amerika

​Trump e pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë më 20 korrik

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 17:45
Donald Trump- Benjamin Netanyahu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, më 20 korrik, sipas raportimit të medias izraelite Ynet.

Takimi pritet të zhvillohet në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pasi SHBA-ja ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj objektivave iraniane.

Sipas raportimeve, forcat amerikane kanë goditur ishullin Greater Tunb, një pikë me rëndësi strategjike në Ngushticën e Hormuzit. Sulme janë kryer edhe në Bushehr, ku ndodhet centrali i vetëm bërthamor i Iranit.

Ndërkohë, në Teheran është shfaqur një mural i ri me mesazh kundër presidentit amerikan Donald Trump. Në të, Trump paraqitet brenda një arkivoli, ndërsa mbishkrimi thotë: “Do ta vrasim për t’u hakmarrë për Ali Khamenein.”

Në të njëjtën kohë, në Romë kanë përfunduar bisedimet ndërkombëtare për situatën në Liban. Sipas informacioneve të publikuara, diskutimet janë fokusuar te krijimi i dy “zonave pilot”, megjithëse nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi planin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat