Presidenti Trump sot pritet të ndryshojë rregullat mjedisore

Amerika

Presidenti Trump sot pritet të ndryshojë rregullat mjedisore

Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:31
Scott Pruitt

Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv për mjedisin, që do të ndryshonte rregulloret për mjedisin të nënshkruara gjatë administratës së ish presidentit Obama.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se urdhëri i Presidentit do t’i kërkojë Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të rishikojë të gjithë rregulloret e përcaktuara në Planin për Energji të Pastër.

Presidenti Trump e ka cilësuar vazhdimisht si të pavlefshme politikën e paraardhësit të tij për klimën. Gjatë fushatës elektorale për president ai i cilësoi nismat e Presidentit Obama për energji të pastër “jo të mënçura”, pasi sipas tij, rregulloret çojnë në “mbylljen e vendeve të punës”.

Propozimi për buxhetin i zotit Trump për 2018 ul fondet për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit me 31 për qind, duke përfshirë një shkurtim pothuajse të plotë të fondeve për kërkime në këtë fushë.

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit kanë reaguar të alarmuar ndaj politikave të zotit Trump për klimën, duke u shprehur se ato po e çojnë vendin në rrugën e gabuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat