SHBA, Seriali televiziv dhe vetvrasjet

Amerika

SHBA, Seriali televiziv dhe vetvrasjet

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 22:47
ilustrim

Sipas një studimi të publikuar të hënën në SHBA, kërkimi në internet për vetvrasjet dhe metodat e vetëvrasjeve u shtua ndjeshëm gjatë javëve pas shfaqjes në Netflix të teledramës “13 arsye përse”, që bën fjalë për vetëvrasjen e një vajze adoleshente.

Gjatë 19 ditëve pas fillimit të shfaqjes së dramatizimit më 31 mars, kërkimet në Google për fjalën vetëvrasje ishin 19 për qind më të larta sesa mesatarja, që do të thotë 900 mijë deri në 1.5 milion kërkime më shumë, njoftuan studiuesit në revistën JAMA (Journal of American Medical Association).

Studimi nuk analizon nëse rritja e numrit të vetvrasjeve aktuale është shtuar, por autorët e tij thanë se shtimi i kërkimit në internet për fjalën vetvrasje është shqetësues.

Një analizë e vitit 2009 tregon se "prirja e kërkimit në Internet për fjalë të tilla lidhet me vetëvrasje aktuale", thuhet në një dokument që shoqëron studimin në revistën JAMA.

Shumë ekspertë të shëndetit mendor kanë arritur në përfundimin se Netflix veproi në mënyrë joetike duke shfaqur këtë serial.

Në këtë dramatizim, një vajzë e shkollës së mesme lë pas 13 kaseta që shpjegojnë vendimin për t’i dhënë fund jetës. Seriali është planifikuar të shfaqet edhe në një sezon të dytë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat