Flynn: Do të bashkëpunoj me drejtësinë

Amerika

Flynn: Do të bashkëpunoj me drejtësinë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:39
Michael Flynn

Michael Flynn, ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump, njoftoi sot se do të bashkëpunojë me drejtësinë pasi u shpall i fajshëm se ka mashtruar hetimin mbi ndërhyrjet e Moskës në presidenciale.

“E pranoj se veprimet që kam njohur sot para gjykatës përbëjnë një gabim të madh”, shkruan Michael Flynn në një komunikatë.

“Pranimi im i fajësisë dhe marrëveshja për të bashkëpunuar me zyrën e prokurorit special reflekton një vendim që kam marrë në interesin më të mirë të familjes time dhe vendit tonë. Pranoj përgjegjësinë e plotë të veprimeve të mia”, theksoi ai.

Michael Flynn u shpall fajtor pasi kishte dhënë deklaratë të rreme për hetuesit, në kuadër të çështjes ruse, njoftoi sot drejtësia amerikane.

Gjenerali Flynn, që ka qenë drejtor i shërbimeve sekrete ushtarake të SHBA-ve, është anëtari i katërt i anëtarëve të rrethit të afërt të presidentit amerikan që është nën hetim nga prokurori special Robert Mueller.

Flynn u shpall fajtor se kishte mashtruar për mbajtjen e shkëmbimeve me ambasadorin rus në Uashington në kohën e ish-presidentit amerikan Barack Obama, Sergei Kisliak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat