Presidenti Trump akuzon mediat për thashetheme ndaj bashkëshortes së tij - Bota Sot
Presidenti Trump akuzon mediat për thashetheme ndaj bashkëshortes së tij

Amerika

E premte, 19 tetor 2018

Presidenti Trump akuzon mediat për thashetheme ndaj bashkëshortes së tij

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 19:30
Donald Trump

Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish ka goditur mediat përmes postimeve të tij në Twitter.

Shkas kësaj radhe u bë bashkëshortja e tij Melanie Trump.

"Mediat e lajmeve të rrejshme kanë qenë të padrejta ndaj bashkëshortes sime”, ka shkruar Trump në Twitter sot duke aluduar në abuzim ndaj bashkëshortes së tij prej disa mediumeve.

Zonja e parë është paraqitur në një ngjarje në shtëpinë e bardhë të hënën, për herë të parë pas ndërhyrjes së saj në njërën veshkë.

Por mediat që përcjellin presidencën nuk ishin të ftuar në atë ngjarje dhe nuk patën të drejtë ta përcjellin.

Presidenti Trump ka bërë disa postime në Twitter duke akuzuar disa media se kanë shpërndarë lajme të rrejshëm për gjendjen shëndetësore të zonjës së parë. Ai ka thënë se “katër reporter” e kanë përcjellë tinëzisht Melanie Trump javën e kaluar “duke ecur me zor në një takim”.

Mediat kishin raportuar se zonja e parë ishte shumë e sëmurë dhe se ishte dërguar me emergjencë në Uashington.

Disa teori madje raportuan se ajo ishte kthyer në New York tek djali I tyre Barron.

Por vetë zonja e parë kishte shkruar se “është mirë, është në shtëpinë e bardhë pranë familjes dhe duke u kujdesur për fëmijët dhe popullin amerikan.

Të dielën, zëdhënësja e zonjës së parë Stephanie Grisham, ka konfirmuar se ajo nuk do të shoqërojë bashkëshortin e saj në takimin e samitit G7 në Kanada e as në Singapor gjatë takimit me Korenë e Veriut që pritet të mbahet më 12 qershor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test