Meksikë: Një person i maskuar si kitarist, lë të vdekur tre persona - Bota Sot
Meksikë: Një person i maskuar si kitarist, lë të vdekur tre persona

Amerika

E diel, 18 nëntor 2018

Meksikë: Një person i maskuar si kitarist, lë të vdekur tre persona

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 16:48
Meksikë

Një person i armatosur i veshur me veshje tradicionale të muzikantëve më kitarë që njihet si "mariaçi", ka lënë të vdelur tre persona dhe të plagosur të paktën shtatë, në kryeqytetin meksikan.

I dyshuari ka hapur zjarr në një udhëkryq tek Plaza Garibaldi, një atraksion turistik me shumë kafene ku dëgjohet mariaçi. Pas sulmit, i dyshuari është larguar me motoçikletë.

Plaza Garibaldi gjindet afër zonës Tepito, që njihet për bandat e drogës.

Tepito është përballur me dhunë gjatë muajit të kaluar, për shkak se lideri i këtij grupi, Roberto Moyado Esparza, është arrestuar.

Numri i vrasjeve në qytetin meksikan, është rritur që nga viti 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test