Karvani i emigrantëve - Hyn në fuqi pezullimi i së drejtës për të kërkuar azil - Bota Sot
Karvani i emigrantëve - Hyn në fuqi pezullimi i së drejtës për të kërkuar azil

Amerika

E premte, 16 nëntor 2018

Karvani i emigrantëve - Hyn në fuqi pezullimi i së drejtës për të kërkuar azil

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:00
Presidenti Trump

Pezullimi nga ana e presidentit Trump i të drejtës për të kërkuar azil për emigrantët që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara hyri në fuqi të shtunën, por rreth 4,000 emigrantë të Amerikës Qendrore mbeten të vendosur ndërsa vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt SHBA.

Trump nënshkroi një deklaratë të premten duke forcuar kufirin SHBA.-Meksikë, dhe duke e quajtur hyrjen ilegale të emigrantëve në të gjithë kufirin jugor, të dëmshme për interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, një karvan i afro 4.000 emigrantëve të Amerikës Qendrore u nis nga një stadium në jug të qytetit Meksiko, të shtunën herët, për të vazhduar pjesën më të rrezikshme dhe më të gjatë të udhëtimit të tij.

Migrantët planifikojnë të shkojnë drejt veri-perëndimit, duke kaluar nëpër qytetet meksikane të Queretaro, Guadalajara, Culiacan dhe Hermosillo, derisa të mbërrijnë në Tijuana, në jug të kufirit amerikan në Kaliforni, tha Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Meksikë.

Qyteti Mexico është rreth 965 kilometra larg nga pikë-kalimi kufitar më i afërt në McAllen të Teksasit, por rruga më e drejtpërdrejtë për në McAllen është e mbushur me aktivitete të bandave të drogës. Edhe pse rruga drejt Kalifornisë është më e ndërlikuar dhe më e rrezikshme, emigrantët e konsiderojnë atë më të sigurt.

Tre grupe të të drejtave civile menjëherë e sfiduan në gjykatë planin e presidentit Trump për të kufizuar kërkesat për azil. Bashkimi Amerikan i Lirive Civile, Qendra Ligjore e Varfërisë dhe Qendra për të Drejtat Kushtetuese ngritur padi të premten në gjykatën federale të San Franciskos duke kërkuar pezullimin e urdhërit./voa

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test