Shifra rekord në ankandin e veprave të Picassos, mbi 40 milion euro për pikturën e muzës së artistit

Art

Shifra rekord në ankandin e veprave të Picassos, mbi 40 milion euro për pikturën e muzës së artistit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

 

Njëmbëdhjetë vepra arti të Pablo Picasso që ishin ekspozuar në një hotel në Las Vegas për më shumë se dy dekada janë shitur në ankand për gati 110 milion dollarë.

Veprat, të cilat ishin në pronësi të “MGM Resorts”, u shfaqën në Restorantin Picasso në Hotel Bellagio.

Në ankand u shfaqën nëntë piktura dhe dy pjesë qeramike të artistit spanjoll, i cili vdiq në vitin 1973. Koleksioni përfshin më shumë se 50 vjet prodhim artistik.

Piktura e vitit 1938 “Gruaja në një beretë të kuqe-portokalli”, e cila paraqet të dashurën dhe muzën e Picasso-s, Marie-Thérèse Walter, arriti çmimin më të lartë të mbrëmjes me 40.5 milionë dollarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat