Piktura më e bukur dhe më e thellë e Gazmend Freitag

Art

Piktura më e bukur dhe më e thellë e Gazmend Freitag

Nga: Asie Duka Më: 29 janar 2022 Në ora: 08:15
Gazmend Freitag: Ismail Kadare

Piktura më e bukur dhe më e thellë; Gazmend Freitag, lindi nga një dashuri e zjarrtë për të dashuruar me zjarr, e cila rrjedh nga përkushtimi e pasioni, për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla.

Kjo është dashuria që e bën të ndjejë dhe të krijojë këtë “burrë”, të hedhë në tablo me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve jetë dhe frymë njerëzore, kolosët dhe titanët e mendimit dhe të veprimit botëror. Janë ato çaste që mendja i shndërrohet në stuhi mendimesh, si një uragan, si një Niagarë, kërkon të derdhë në letër, për të kapur të pavdekshmen, përjetësinë.

O vepër e përsosur, pikturë e bukur, e dehur nga frymëzimi e pasioni, dritë kumbuese, për gjeniun e letrave shqipe: Ismail Kadarenë, dhe aradhen e atyre që lanë gjurmë në ekzistencën njerëzore, ritmi juaj i mahnitshëm i mendjes, i zemrës dhe dorës tuaj, dominon me ndjesitë e thella duke përsosur poezitë e tyre, në një pikturë të vetme, me më të dëlirat dhe më të lartat shqisa.

Dora juaj fisnike dhe mendja juaj e mprehtë dominon pa sforco çdo penelat e pëlhurë, është si muzikë që këndoni, duke i shkrirë gjithë dobësitë dhe arritjet me joshjen e magjishme të veshur me art, ju jetoni me vërtetësi dhe lartësoni gjithçka nga vini, duke plotësuar varfërinë e ideve me vrullin e fuqishëm të së bukurës brenda jush, të fantazisë, me penelin tënd hyjnor, duke mposhtur dobësitë e botës dhe duke lartësuar vlerën, fitimtar, i dëlire si yll i qetë, lartësohet prej jush, gjithçka që i përket.

Ne duam të rilindim vazhdimisht. Ndiqi ëndrrat, mos hiq dorë, tashmë i keni lënë gjurmët tuaja në këtë botë gjigante.

Image
Ismail Kadare
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat