BE-ja mbështet ekspozitën e artistes Zake Prelvukaj, në fokus barazia gjinore dhe dinjiteti njerëzor

Art

BE-ja mbështet ekspozitën e artistes Zake Prelvukaj, në fokus barazia gjinore dhe dinjiteti njerëzor

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 11:20
Artistja Zake Prelvukaj në ekspozitën personale të hapur në Europe House në Prishtinë, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Bashkimi Evropian po mbështet ekspozitën personale të artistes së njohur nga Kosova, Zake Prelvukaj, e cila përmes krijimtarisë së saj trajton çështjet e barazisë gjinore dhe respektit për dinjitetin njerëzor.

Ekspozita është hapur në ambientet e Europe House në Prishtinë, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, dhe do të jetë e hapur për vizitorët për një muaj.

Përmes veprave të saj, Prelvukaj eksploron temat e kohës, identitetit dhe transformimit, duke i ftuar vizitorët të reflektojnë mbi mënyrën se si qëndrimet dhe perceptimet shoqërore për identitetin ndikojnë në barazinë gjinore.

Ekspozita synon gjithashtu të nxisë diskutimin për një të ardhme të ndërtuar mbi parimet e barazisë, gjithëpërfshirjes dhe respektit për dinjitetin njerëzor.

Sipas BE-së, inkurajimi i qytetarëve për të vënë në pikëpyetje normat shoqërore dhe për të imagjinuar një shoqëri më të drejtë është pjesë e përkushtimit afatgjatë për promovimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat