Nesër hapet ekspozita multietnike në Bibliotekën Kombëtare

Art

Nesër hapet ekspozita multietnike në Bibliotekën Kombëtare

Nga: Ilir Muharremi Më: 3 mars 2022 Në ora: 23:16
Pamje nga ekspozita

Nesër e premte në orën 12:00 në  Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, hapet ekspozita kolektive multietnike nga fusha e artit pamor.  Kjo ekspozite është simbol i integrimit të kulturave të ndryshme të shumë nacionaliteve në Kosovë. Artistët në veprat e tyre prezantojnë kulturën e tyre duke u nisur nga etnografia, kostumografia, jetesa, puna, jeta sociale, psikologjia.

Qëllim tjetër i kësaj ekspozite është që të gjitha nacionalitete që jetojnë në kosovë duke u nisur prej turqve, boshnjakëve, serbëve.... në piktura të pasqyrojnë kulturën e tyre dhe të analizohen  elementet e përbashkëta, andaj kjo ekspozitë tregon që jetesa, solidariteti, pranueshmëria, duhet të jenë në nivel të njejtë me barazi, pa bullizime, pa ndasi dhe pa urrejtje.

Të jetojmë të gjithë sëbashku. Artistët prezantohen me piktura nga arti abstrakt, realist, ekspresiv... Kuratori i ekspozitës është kritiku i artit Ilir Muharremi. Ekspozita u mbështet nga Ministria e Kulturës.
Ekspozitë kolektive

Artistët pjesmarrës janë:

Albiona Berisha

Aylin H. Birvenik

Besim Gashi

Bajram Mehmeti

Daut Hamolar

Drilosh Shoshi

Diella Valla

Farija Mehmeti

Hajrush Fazliu

Haxhi Kastrati

Meli Zenku

Naim Spahiu

Rifat Kasapolli

Sadri Morina

Taulant Qerkini – Tak

Tomislav Trifiç

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat