Edhe një qytet gjerman ndalon makinat e vjetra me naftë

Auto

Edhe një qytet gjerman ndalon makinat e vjetra me naftë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 17:03
Foto ilustruese

Ajo do të zbatohet edhe për pronarët e makinave që jetojnë në qytet, njoftuan sot autoritetet e qytetit, transmeton KosovaPress.

Sipas këtij vendimi, automjetet me dizel që nuk janë në përputhje me standardet e emetimit "Euro 4" ndalohen të lëvizin ose të parkohen në qytet.

Automjetet me motorë dizel që plotësojnë standardin e emetimit "Euro 5" ende nuk do të mbulohen, por vendimi përfundimtar do të bëhet pas testimit të emisioneve të gazrave të dëmshme në mesin e vitit 2019.

Gjykata Federale në Gjermani vendosi vitin e kaluar që qytetet mund të vendosin ndalimin e ngasjes së automjeteve me naftë në luftën kundër ndotjes së ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat