Drejtori kryesor në Mecredes doli në pension, BMW kujdeset për një mahi të veçantë

Auto

Drejtori kryesor në Mecredes doli në pension, BMW kujdeset për një mahi të veçantë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 07:00
Dieter Zetsche

Nuk mungoi kundërpërgjigjja nga Mercedes

Ka ardhur fundi i një eopoke në Mercedes, pas pensionimit të drejtuesit kryesor dhe vendosjes së një tjetri në atë pozitë. 

Pasi punoi për 40 vjet në Mercedes, Dieter Zetsche është pensionuar nga bordi i menaxherëve dhe kryesuesi i Mercedes-Benz Cars.

Ishte CEO i kompanisë për 13 vjet dhe njihet për punën në nxjerrjen e Daimler nga Chrysler,  kur kompania amrikane falimentoi gjatë vitit 2007, rindërtoi linjën e prodhimit të Mercedes dhe biznesin me Kinën.

Ola Kallenius nga Suedia, do ta zërë pozitën e tij, si i pari jo gjerman që e drejton kompaninë Daimler. Ky ndryshim bëhet në një kohë të rrëndësishme, pikërisht kur Mercedes lanson linjën EQ të makinave elektrike.

Për të nderuar pensionimin, është shpërndarë një material prekës, vetëm se jo nga Mercedes por BMW – rivali kryesor i kompanisë.

Në filmim shfaqet një aktor që ngjason me Zetsche, i cili dorëzon kartelën, përshëndetet me kolegët dhe dërgohet në shtëpi me një Mercedes S-Class. Kur mbeti vetëm dhe askush nuk po e shihte, hyri në garazh dhe meqë ishte “më në fund i lirë” doli me një BMW i8 Roadster.

“Faleminderit BMW për sygjerimin, por jemi 100 për qind të sigurt, se do të vazhdojmë me #switchtoEQ” shkruan shkurt në Twitter. Në këtë formë, Mercedes ri tregoi planet për linjën e makinave EQ, megjithëse ka mjaft ndryshme të brendshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat