Tesla sjell një veçori të re, do t’i lejojë veturat të ndalen automatikisht në semaforë

Auto

Tesla sjell një veçori të re, do t’i lejojë veturat të ndalen automatikisht në semaforë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 08:29
Ilustrim

Pronarët e Tesla së shpejti mund të jenë në gjendje të kontrollojnë ndalimin në semaforët jashtë listës së tyre të detyrave manuale.

Në një video të postuar në Twitter nga një podkaster i cili përqendrohet në kompaninë e automjeteve vetë-drejtuese elektrike në pronësi të Elon Musk, një nga makinat e prodhuesit mund të shihet duke lëvizur nëpër disa drita jeshile derisa të arrijë në të kuqen dhe pastaj të ndalojë, raporton “Daily Mail”.

Ky tipar shënon një hap shtesë drejt një autonomie të plotë për programin automatik të kompanisë i cili aktualisht është në gjendje të automatizojë disa funksione të ndryshme.

Tesla ende nuk e ka shpallur plotësisht veçorinë pavarësisht nga videoja e postuar të premten.

Midis tyre janë aftësia për të ndryshuar korsinë duke përdorur një veçori të quajtur ‘korsi ndihmëse’ dhe zbulimin e koneve të trafikut, si dhe kufijtë e shpejtësisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat