Danimarka synon 775 mijë vetura me zero emetim të gazrave deri më 2030

Auto

Danimarka synon 775 mijë vetura me zero emetim të gazrave deri më 2030

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:44
Danimarkë

Qeveria daneze dhe shumica parlamentare janë pajtuar të premten që të financohet plani që deri në vitin 2030 në rrugët e Danimarkës të jenë të paktën 775 mijë vetura me zero emetim të gazrave, raporton Reuters.

Ky është njëri nga planet më ambicioze për të arritur synimet në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Me këtë plan synohet që të reduktohen gazrat serë për më shumë se dy milionë ton, kanë thënë ligjvënësit në një konferencë për media.

“Veturat elektrike mesatare do të jenë mjaft të lira në vitet e ardhshme”, ka thënë ministri i Taksave, Morten Boedskov.

Ky plan do të rishikohet më 2025, duke synuar që të ketë deri në një milion vetura me zero emetim deri në vitin 2030.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat