Shtyhet lansimi i Ford Bronco 2021 deri verën e ardhshme

Auto

Shtyhet lansimi i Ford Bronco 2021 deri verën e ardhshme

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Ford Bronco 2021

Lansimi i veturave të tipit sportiv të Ford Bronco 2021 do të shtyhet për disa muaj për shkak të pandemisë COVID-19, ka konfirmuar Ford për Car and Driver.

Ato do të lëshoheshin në pranverë të 2021-s, por tani modelet me dy dhe katër dyer nuk do të arrijnë deri në fund të verës, ndërsa versioni i Sasquatch me shpejtësi manuale do të vijë edhe më vonë.

Ndërkaq, porositë fillimisht ishin caktuar të hapeshin nga 7 dhjetori, tani shtyhen për në mes të janarit.

Image

Blerësit kanë kohë deri më 19 mars të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe të dakordohen për një çmim si dhe të bëjnë porosinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat