Çfarë duhet të bëni nëse makina juaj fillon të fundoset?

Auto

Çfarë duhet të bëni nëse makina juaj fillon të fundoset?

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Sapo keni rënë në një lumë me veturë ose keni rrëshqitur nga një urë në një liqen. Duket si komplot i një skenari të tensionuar filmi, por situata të tilla janë të mundshme në jetë. Duhet të reagoni kështu

Vetë mendimi se makina juaj bie nga një urë në një liqen mund t’ju bëjë të trishtoheni. Por me një planifikim të zgjuar, ju mund t’i mbijetoni një aksidenti të tillë, shkruan Rd.

Eksperti i sigurisë në Florida, Jason Lyman, thotë se çfarë duhet të bëni për të mbijetuar.

1. Mos u frikësoni

Edhe pse kjo është një situatë e frikshme, përpiquni të mblidhni veten dhe të mbani fokusin tuaj, sepse është thelbësore për të mbijetuar. Paniku ju humb kohën e çmuar që nuk e keni.

2. Harrojeni celularin

Përpjekja juaj për të thirrur disa shërbime të urgjencës që duhet t’ju vijnë në ndihmë nuk është lëvizja më e mirë, sepse ekipi nuk ka gjasa të arrijë në kohë, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë situatë.

3. Zhbllokoni derën

Nëse është errësirë, ndizni dritat në makinë dhe zhbllokoni derën. Sistemet elektronike të automjetit duhet të vazhdojnë të funksionojnë për ca kohë pas përplasjes.

4. Planifikoni të dilni nga vetura

Hiqni rrobat tuaja të rënda, hapni dritaret dhe notoni sa më shpejt që të mundeni. Mos provoni të merrni me vete ndonjë çantë, portofol ose sende të tjera personale.

Mbijetesa është qëllimi juaj kryesor. Për më tepër, nëse janë muajt e dimrit, sa më gjatë që të qëndroni në ujë, aq më shumë rrezikoni për hipotermi. Prandaj, është thelbësore që të dilni nga vetura sa më shpejt që të jetë e mundur.

5. Prisni derën të hapet

Tingëllon e frikshme, por nuk do të jeni në gjendje të hapni derën e makinës derisa automjeti të zhytet plotësisht, sepse ai veprim do të parandalohet nga presioni i ujit.

Kur presioni brenda automjetit është i barabartë me presionin e jashtëm, dera duhet të hapet pa ndonjë problem. Por të qëndrosh i qetë dhe të presësh atë moment mund të shkaktojë panik. Më mirë është të përqendroheni në hapin tjetër.

6. Nëse nuk mund ta hapni derën, thyeni dritaren

Nëse sistemi elektronik ka rënë dhe ju jeni nën ujë, mund të shkelmoni dritaren. Për shkak të situatave të tilla, këshillohet të mbani një çekan ose mjet të ngjashëm që mund të përdorni në automjet. Ju gjithashtu mund të blini një mjet profesional për thyerjen e xhamit, i cili përdoret gjithashtu nëse duhet të prisni një rrip.

Duke vepruar kështu, përdorni mjetin për të thyer dritaren, jo xhamin i cili është shumë i fortë dhe do ta keni të vështirë ta thyeni atë. Disa modele më të reja të makinave kanë dritare të përforcuara dhe anësore, prandaj sigurohuni që të familjarizoheni me tiparet e automjetit përpara se të gjendeni në një situatë të vështirë.

7. Merrni frymë

Kur uji të ketë arritur nivelin e mjekrës, mbështetuni në timon dhe hiqni rripin. Merrni frymë thellë dhe mbajeni atë.

8. Ushtroni

Ashtu si me ushtrimet e zjarrfikësve, praktika e rregullt krijon kujtesë muskulore. Mos e harroni rendin e veprimeve që mund të shpëtojnë jetën tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat