Studentët krijojnë një sistem që e bën rrugën më të pastër

Auto

Studentët krijojnë një sistem që e bën rrugën më të pastër

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Ky është një sistem që parandalon copat e gomës të përfundojnë në mjedis.

Aspekti ekologjik është i qartë. Gomat konsumohen vazhdimisht gjatë ngasjes.

Por konsumimi i gomave është më e theksuar në manovrat më radikale, të tilla si përshpejtimi i papritur dhe frenimi.

Studentët e mbledhur rreth ‘The Tire Collective’ kanë krijuar një pajisje që do të kapë të gjitha grimcat përpara se të ndotin planetin tonë.

Ndotësi i dytë më i madh mikroplastik është pikërisht pluhuri që krijohet nga konsumimi i gomave, dhe sipas këtij grupi, është ndotja që është më serioze sesa gazrat e shkarkimit.

Pajisja e tyre punon në parimin e energjisë elektrike statike.

Pasi zbuluan se grimcat që bien nga gomat ishin ngarkuar pozitivisht, ata krijuan një pajisje që i kap ato me pllaka elektrostatike dhe i ruan në një rezervuar.

Pajisja nuk konsumon shumë energji dhe mund të furnizohet nga çdo makinë. 

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat