A lani ulëset në makinën tuaj? Do t’i lani sapo ta lexoni këtë artikull…

Auto

A lani ulëset në makinën tuaj? Do t’i lani sapo ta lexoni këtë artikull…

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Një australiane ka larë makinën e saj dhe është tronditur kur ka parë aq shumë papastërti në ulëse. Ajo e ka postuar këtë video nëpërmjet së cilës tregon se sa ndotje kishte në to.

Josie nga Australia ka blerë aparatin për pastrim të thellë të tepihëve dhe me të ka pastruar veturën e saj.
“Ia arrita, pastrova ulëset dhe tepihët e veturës sime dhe ky është rezultati”, ka shkruar ajo në Facebook të grupit Mums Who Clean.

Në një nga videot e saj, ne e shohim duke derdhur ujë nga pastrimi në vaskë.

Australiania ishte tronditur sa i ndotur ishte uji dhe komentoi që papastërtitë nuk dukeshin fare në ndenjëset dhe se ato dukeshin mjaft të pastra në shikim të parë.

Ajo pastroi makinën me pastruesin automatik të Bissell, i cili përdor ujë për pastrim të plotë të sipërfaqeve të ndryshme.
Shumica që e panë videon thanë se ishin të tronditur se sa të ndyra ishin ulëset në vetura dhe thanë se tani ata do të lajnë rregullisht ulëset në veturat e tyre.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat