Rekomandim për shoferët: Sapo të ndizni makinën, mos e bëni një gjë

Auto

Rekomandim për shoferët: Sapo të ndizni makinën, mos e bëni një gjë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Ndërroni marshet në kohën e duhur dhe mos e teproni në pesë minutat e para.

A duhet të pres që motori i makinës të nxehet pas ndezjes së tij? Jo, por nuk duhet ta teproni as me gaz.

Vaji i motorit është në fund të bllokut të motorit, është i dendur dhe vajosja nuk është ideale. Prandaj ky problem është veçanërisht i theksuar në dimër, në temperatura të ulëta.

Prandaj, rekomandohet të vozisni ngadalë deri në pesë minuta pas ndezjes së motorit, d.m.th. nuk duhet të kaloni 2.500 rrotullime në minutë në motorët me benzinë dhe 2.000 rrotullime në minutë në motorët me naftë.

Ndërroni marshet në kohën e duhur dhe mos e teproni në pesë minutat e para, shkruan revista HAK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat