Rivaliteti mes Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S zhvendoset në pistë

Auto

Rivaliteti mes Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S zhvendoset në pistë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:23
Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S

Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S janë dy vetura jashtëzakonisht të fuqishme, dhe shumë njerëz në botë do të vazhdojnë të “ëndërrojnë” që t’i kenë në garazhin e tyre për faktin se janë shumë të shtrenjta.

Që të dy veturat posedojnë motor twin-turbo V8, por McLaren është me 4.0 litra e Ferrari me 3.9 – megjithatë që të dyja prodhojnë nga 710 kuaj-fuqi

E për ta zgjidhur dilemën se cili është më i manovrueshëm dhe i shpejtë, “bishat” nga Britania e Madhe dhe Italia janë nxjerr në pistë për të vazhduar kështu rivalitetin.

Përpos shpejtësisë, aty janë vlerësuar edhe “aftësitë” e tyre për të arritur shpejtësinë nga 0-100 km/h për pak sekonda, si dhe efikasiteti i frenimit dhe stabiliteti gjatë ngasjes në shpejtësi të madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat