Në rrethin e ngushtë në garën e veturës më të mirë vitit në Evropë janë 29 modele

Auto

Në rrethin e ngushtë në garën e veturës më të mirë vitit në Evropë janë 29 modele

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:00
Foto Ilustrim

Përzgjedhja e “veturës së vitit në Evropë” (Car of the Year) mbahet tradicionalisht që nga viti 1964, kurse vitin e kaluar epitetin e më të mirit e ka fituar Peugeot 208.

Sikurse deri më tani, modeli më i ri e më i mirë për vitin 2021, do të përzgjidhet nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga gazetarët e automobilizmit. E emri i fituesit do të zbulohet më 1 mars të vitit të ardhshme.

Markat me më së shumti modele në garën e sivjetme është Mercedes me katër, e pasuar nga Hyundai me tri. Ndryshe auto-industria e Koresë së Jugut ka depërtuar në garë edhe me një veturë tjetër – Kia Sorento.

Edhe BMW është në garë me dy vetura, e për titull do të konkurroj edhe Volkswagen Golf, Skoda Octavia dhe Dacia Sandero. Aty janë edhe katër modele të veturave elektrike.

Më poshtë ju sjellim të gjitha modelet që kanë hyrë në rrethin e ngushtë të garës

Audi A3

BMW Serie 2 GranCoupe

BMW Serie 4

Citroen C4

Cupra Formentor

Dacia Sandero

Fiat 500

Ford Explorer

Ford Kuga

Honda e

Honda Jazz

Hyundai i10

Hyundai i20

Hyundai Tucson

Kia Sorento

Land Rover Defender

Mazda MX-30

Mercedes-Benz GLA

Mercedes-Benz GLB

Mercedes-Benz GLS

Mercedes-Benz S klase

Peugeot 2008

Polestar 2

Seat Leon

Škoda Octavia

Toyota Mirai

Toyota Yaris

Volkswagen Golf

Volkswagen ID.3

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat