30 vjet qëndroi në garazh, zbulohet BMW e një modeli të rrallë

Auto

30 vjet qëndroi në garazh, zbulohet BMW e një modeli të rrallë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:29
BMW

Në një garazh në Itali, është zbuluar një automjet BMW, version i rrallë prej të cilave gjithsej ekzistojnë vetem 453.

Kjo makinë është prodhuar në periudhën 1978-1981 dhe i përket linjës “M1” të kompanisë gjermane. Mirëpo, makina ka qenë e mbyllur në garazh për 30 vite.

Madje, ky automjet ka përshkuar vetëm 7391 kilometra. Makina me motor 3.5 litra që arrin 273 kuaj/fuqi, poashtu është në gjendje shumë të mirë.

Ky model pritet të dalë në shitje me çmimin fillestar prej 600 mijë eurosh.

Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat