Vlera e Tesla më e lartë se e 6 prodhuesve më të mëdhenj të makinave

Auto

Vlera e Tesla më e lartë se e 6 prodhuesve më të mëdhenj të makinave

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Vlera e Tesla

Vlera e prodhuesit të makinave elektrike Tesla është më e madhe sesa 6 prodhuesve të tjerë marrë së bashku në 615 miliardë dollarë.

Pas një viti të trazuar për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe spekulimeve që qarkulluan së fundit se Elon Musk ishte përpjekur të shiste Tesla tek Apple, tani kompania vlerësohet më shumë sesa Ford, Honda, BMW, GM, Daimler, Volkswagen dhe Toyota së bashku.

Megjithatë ekspertët thonë se kompania po mbivlerësohet dhe vlera aktuale e aksioneve mund të mos zgjasë. Ata thonë se vlera e kompanisë është në “territorin e një flluske.”

Aksionet e Tesla u rritën me 650% vetëm gjatë 2020-ës. Në Korrik raportoi tremujorin e katërt me fitim duke tejkaluar pritshmëritë e investitorëve dhe analistëve.

Por kompania kërcënohet nga makina e ardhshme elektrike e Apple që do të debutojë në 2024. Përpjekjet e Apple për të hyrë në industrinë e makinave elektrike datojnë që prej 2014 kur nisi dizajnimin e saj nga e para.

Që atëherë Apple ka bërë mjaftueshëm përparime dhe tani është gati të ndërtojë një makinë për konsumatorët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat