Gjatë vitit të kaluar, Porsche shiti plot 200 mijë vetura elektrike

Auto

Gjatë vitit të kaluar, Porsche shiti plot 200 mijë vetura elektrike

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:10
Porsche

Prodhuesi nga Shtutgarti i Gjermanisë, Porsche, mund të jetë i lumtur me rezultatet globale të shitjes gjatë vitit të kaluar, pavarësisht se ka regjistruar një rënie të vogël në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Sikurse shumica e kompanive që merren me prodhimin e veturave, edhe Porsche gjatë vitit të kaluar është futur në minus – por kjo rënie e shitjes ka qenë vetëm prej 3 për qind.

Blerësit në mbarë botën kishin porositur 272.162 vetura të këtij prodhuesi, derisa një vit më parë kishte shitur një rekord prej 280.800 njësi.

Cayenne ishte modeli më i kërkuar i Porsche me 92.860 njësi të shitura, derisa modeli 911 ka shpërndarë dërgesën në mbarë botën – përkatësisht 34.328 njësi.

Bëhet fjalë edhe për modelet elektrike Taycan dhe 718 Boxter të cilët u shitën në nga 21.784 njësi.

Por pavarësisht rënies së shitje në nivel global, prodhuesi nga Shtutgarti ka shënuar një rritje në tregjet e rëndësishme siç është Kina, Lindja e Mesme dhe Afrika. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat