Vetura që po e bart presidentin Biden ka targa speciale

Auto

Vetura që po e bart presidentin Biden ka targa speciale

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:29
Vetura e Biden

Joe Biden tashmë është betuar si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vetura me të cilin po udhëton për vizitat e para sot presidenti ka një targë dyshifrore: 46, për nder të Bidenit që është bërë presidenti i 46-të i Amerikës.

Biden dha betimin para qindra njerëzve në Kongresin amerikan, raporton cnn.

Ai tani ka udhëtuar drejt Varrezave Kombëtare të Arlingtonit për një ceremoni të vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur.

Ndryshe, Biden dhe bashkëshortja, Jill do të zhvendosen për të jetuar në Shtëpinë e Bardhë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat