Volkswagen zyrtarisht njofton fundin e prodhimit të Golfit në SHBA

Auto

Volkswagen zyrtarisht njofton fundin e prodhimit të Golfit në SHBA

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:14
Golfi

Volkswagen flitej prej vitit 2019 se do të ndal prodhimin e Golfit në SHBA, ndërsa sot këtë e ka bërë të ditur edhe zyrtarisht.

Prodhuesi gjerman i veturave ka bërë të ditur se ka ndalur prodhimin e modelit Golf në SHBA. Prodhimi i Golfit bëhej në fabrikën e kësaj kompanie në Puebla, Meksikë.

Shitja e modelit Golf në SHBA ka filluar në vitin 1974 ndërsa modeli i fundit i tij që do të shitet në SHBA është modeli i 2021-ës.

Megjithatë modelet sportive si Golf GTI dhe Golf R do të vazhdojnë të prodhohen për tregun amerikan.

Që prej hyrjes në treg të SHBA-së, 46 vite më parë, Volkswagen ka shitur 2.5 milionë Golf, edhe pse fillimisht nën emrin Rabbit, në vitin 1985 ky model mori emrin Golf.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat