Nissani thotë se ka përfituar nga marrëveshja e Brexitit

Auto

Nissani thotë se ka përfituar nga marrëveshja e Brexitit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Prodhuesi japonez i makinave Nissan ka njoftuar se pas marrëveshjes së Brexitit, fabrika e saj në Sunderland është e sigurt për një periudhë afatgjate.

Ai ka thënë se do e zhvendos prodhimin shtesë të baterisë pranë uzinës ku ka 6.000 punonjës dhe mbështet gati 70.000 punë në zinxhirin e furnizimit.

“Marrëveshja për Brexit është pozitive për Nissanin. Duke qenë prodhuesi më i madh i automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar, ne po e shfrytëzojmë këtë mundësi për të ripërcaktuar prodhimin automatik në MB”, ka thënë shefi operativ i Nissanit, Ahweani Gupta për BBC.

Aktualisht, bateritë në veturat e saj elektrike Leaf importohen nga Japonia. Nissan nuk ka konfirmuar nëse kjo do të nënkuptonte punë shtesë në Sunderland, në fabrikën më të madhe të veturave në Britaninë e Madhe.

Prodhimi i baterive më të fuqishme në Britani do të sigurojë që makinat e saj të jenë në përputhje me rregullat e tregtisë të dakorduara me BE-në,

Rreth 70% e makinave të prodhuara në Sunderland eksportohen dhe shumica dërrmuese e tyre shiten në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat